‘Tank’, rasti i parë i PSP-së para vendimit të plotë

Lënda “Tanku” është rasti i parë i Prokurorisë Speciale Publike që është para vendimit të plotë. Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit në Shkup e refuzoi si të pabazë ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe në tërësi e vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë për dënim me burgim prej dy viteve. Gruevski është fajtor për nxitjen për kryerje të veprës për furnizimin e “mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë euro.

Marketing

Gjykata pjesërisht e pranoi ankesën e ish-ndihmësministrit të akuzuar të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski dhe e ndryshoi pjesën e vendimit për dënimin dhe e dënoi me dënim me burg në kohëzgjatje prej katër viteve e gjashtë muaj, ndërsa në pjesën tjetër vendimin e shkallës së parë e vërtetoi. Poposki në maj u dënua në gjashtë vite e gjashtë burg, ndërsa i akuzuari i dytë Nikolla Gruevski në dy vite burg.

Sipas Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjykatësi për zbatimin e sanksioneve, në pajtim me Dispozitat ligjore, përgatit akt udhëzues, që e dorëzon deri te personat e dënuar në lëndën dhe të njëjtët, pas pranimit, janë të obliguar vullnetarisht të paraqiten në mbajtjen e sanksionit të përcaktuar.

Vendimin e Apelit, Gruevski e ka pritur në gjykim në Gjykatën Penale për lëndën “Titanik” në të cilën është i akuzuar për parregullsi zgjedhore. Në pushimin e seancës Gruvski për mediat tha se kjo paraqet presion politik dhe përndjekje politike.

“Siç e dini bëhet fjalë për përndjekje politike, për proces të montuar politik që po vijon. Gjëja e vetme që u ndryshua nga pres-konferenca e ime në Kuvend është që bënë anulimin për pas referendumit në vend që para tij”, deklaroi Gruevski.

Akuzoi se po kryhet presion politik ndaj gjykatës, duke theksuar në deklaratën e u.d. kryetares së Apelit se është dashur të konfirmohet aktvendimi i tij. Tha se ende nuk e ka marrë vendimin dhe se do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike të cilat i ka në dispozicion.

Në “Tenk” akuzohet edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska për të cilën akuzë zhvillohet procedurë e ndarë, Gjykata penale në prill të këtij viti e ndau procedurën për shkak të pushimit mjekësor nga një spital privat, për shkak të shtatzënisë së rrezikshme. Në këtë procedurë, këshilli gjykues në seancën e fundit, kur janë dhënë fjalët përfundimtare, paralajmëroi se aktvendimin do ta komunikojë më 8 tetor.