Tanket gjermanë Leopard II dhe helikopterët amerikanë Apache po vijnë në Maqedoni!

Nga 26 maji deri më 9 qershor, Maqedonia do të jetë nikoqire e stërvitjes ushtarake “Immediate Response 2025”, me pjesëmarrjen e mbi 2,000 ushtarëve nga 7 vende të NATO-s dhe 2 partnerë. Stërvitja do të bëhet në poligonin ushtarak të Krivolakut do të ketë:

Marketing

Maqedonia do të marrë pjesë me 950 ushtarë, përfshirë Batalionin e Lehtë të Këmbësorisë, njësinë ajrore (Air Wing) dhe Bazën Logjistike.

SHBA (Garda Kombëtare e Vermontit) – 710 ushtarë

Mali i Zi – 185

Kosova – 150

Austria – 70

Greqia – 50

Italia – 30

Shqipëria – 30

Mbretëria e Bashkuar – 2 (si vëzhgues ose mbikëqyrës)

Në stërvitje do të përdoret teknologji moderne dhe pajisje të avancuara, përfshirë:

4 tanke Leopard 2A6 dhe 1 tank për tërheqje,

2 helikopterë luftarakë Apache AH-64,

helikopterë mjekësorë HH-60 “Black Hawk”,

helikopterë transportues MI-8/17,

automjete të blinduara JLTV,

automjete Humvee,

mjet inxhinierik ushtarak “Husky”,

Pajisje ushtarake do të ekspozohen për qytetarët në Kavadar më 1 qershor, nga ora 10:00 deri 13:00.