Seanca e sotme e Gjykatës së Apelit rreth ankesës së ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska për aktvendimin në rastin “Tank” është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve të saj Boro Tasevski dhe Sanja Aleksiq.
Siç u tha në seancë, avokatët kanë dorëzuar kërkesë me shkrim me të cilën kanë kërkuar shtyrjen e seancës, sepse për shkak të obligimeve të tjera kanë qenë të penguar të vijnë.
Jankulloska erdhi në seancën e sotme, ndërsa nga PSP ishin të pranishëm prokurorët Fatime Fetai dhe Strenço Donev.
Seancë e re rreth ankesës së Jankulloskës është caktuar për më 25 shkurt në orën 09.30 minuta.
Gordana Jankulloska për lëndën “Tank”-u më 8 tetor t vitit të kaluar ishte dën uar në gjashtë vite burg.
Gjatë furnizimit të “mercedesit” zyrtar për ish kryeministrin, Nikolla Gruevski, Jankulloska e ka keqpërdorë pozitën zyrtare dhe autorizimit me çfarë ishte shkelur edhe procedura tenderiale sepse është favorizuar një operator ekonomik.
Gjykata e Apelit në lëndën për furnizimin e “mercedesit” qeveritar, me vlerë prej 600 mijë euro, e dënoi të akuzuarin e parë Gjoko Popovski në gjashtë muaj burg, ndërsa të akuzuarin e dytë Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës në dy vite burg.
Gruevski u arratis në Budapest ku ka marrë azil, ndërsa Poposki ndodhet në burg.