Taravari: 10 pacientë do të dalin nga spitali

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot në një konferencë për media pas takimit me Shtabin e Krizave, informoi se 162 persona janë duke u trajtuar nga zjarri në Koçan.

Lajmi i mirë, siç tha ai, është se 10 pacientë sot po dalin nga spitali.

“Dje ishin tre pacientë që kemi lëshuar. Aktualisht në Qendrën Klinike janë 25 pacientë, në “8 shtatori” 12, në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit 11 dhe në Shtip 1. Kemi një pacient të dalë nga Shtipi, një nga Kirurgjia Pediatrike dhe tre do të dalin nga Kirurgjia Torakale. Dhjetë pacientë janë duke u trajtuar në Sistina dhe Zhan Mitrev, pesë prej të cilëve janë duke u liruar sot”, tha Taravari.

Marketing