Taravari: 30 milionë euro nga gjithsej 100 janë ndarë për komunat shqiptare

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, që është edhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët, në intervistë për RTSH, foli për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut me çka kauza e ngritur për çështjet etnike sipas Taravarit janë të rëndësishme por nuk ka kuptim të ngriten nga ata që shkatërruan gjithçka.

Marketing

Sipas Taravarit, pasi BDI dëboi rininë dhe i futën në kurse të gjuhës gjermane, tash po brengosen për gjuhën shqipe.

“Vetëm për pesë muaj, 30 milionë euro nga 100 milionë gjithsej janë ndarë për komunat shqiptare. Bota flet për inteligjencën artificiale, çështjet etnike janë të rëndësishme por nuk duhet të keqpërdoren për politika ditore. Derisa BDI flet për gjuhën shqipe gati 200 mijë shqiptarë kanë migruar jashtë vendit që duke mësuar gjuhën gjermane po harrojnë gjuhën shqipe. Prandaj, ne nuk do të shkojmë pas vetëm po ecim para që me barazi e drejtësi të integrohemi edhe si popuj edhe si shtet”, tha Taravari.

Marketing