Taravari: ASh do të shtyjë përpara heqjen e 20%-it

Taravari: ASh do të shtyjë përpara heqjen e 20%-it

Marketing

Kryetari i ASh-së, Taravari, me vlerësim se kushti i opozitës maqedonase për amendamente kushtetuese është i parealizueshëm, sepse është në kundërshtim me kornizën negociuese. Ai thotë se tani është koha edhe për heqjen e 20%-it nga Kushtetuta.

“Vlerësoj se kushti i opozitës maqedonase për ndryshime kushtetuese suspenzive është thjesht e parealizueshme, sepse ai bie ndesh me kornizën negociuese të BE-së. Ato duhet të hynë në fuqi më së voni deri në momentin e mbajtjes së konferencës së dytë ndërqeveritare. Ne si ASh do të vazhdojmë të shtyjmë përpara kërkesën për heqjen e 20%-it, që mohon identitetin shqiptar dhe futjen e gjuhës shqipe në Kushtetutën e vendit.”, – deklaroi kryetari i ASh-së, Arben Taravari.

Marketing