Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka njoftuar se kryesia qendrore ka vendosur që kjo parti të jetë pjesë e Qeverisë, transmeton TV21.
“Kryesia qendrore vendosi që Aleanca për Shqiptarët të jetë pjesë e Qeverisë”, tha Taravari.
Ai tha se hapi i radhës është propozimi i zgjidhjeve kuadrovike.
Ka bërë të ditur edhe resorët që i takojnë ASH-së me hyrjen në Qeveri.
“Mbledhja do të vazhdojë sonte, por mund të mbahet edhe nesër për të propozuar zgjidhjet kuadrovike së paku për ministritë dhe zëvendësministrat të cilët i takojnë Aleancës për Shqiptarët. Ministritë të cilat i takojnë Aleancës për Shqiptarët janë Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë dhe ka dy opsione – ose Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë ose zëvendëskryeministër për çështje ekonomike”, tha Taravari.