Takimi te Kurti, pa epilog?!

Në rrethana jo zyrtare flitet se në darkë është biseduar ajo që ka qenë temë diskutimi edhe më herët brenda VLEN, por nuk ka pasur ndonjë përparim ose përshkallëzim të situatën të cilën paraprakisht Taravari e cilësoi si “relativisht stabile” ndërsa një dit më pas si “relaksuse”.

Taravari dha sinjalet e para se pas 6 prillit mund t’i jep drejtim tjetër përcaktimit tij politik, përkatësisht mund të rikthen orientimin e vjetër. Më 6 prill pritet të mbahet Kuvendi i partisë ku Taravari do t’i dëgjon edhe zërat pro dhe kundër shkëputjes së mundshme nga VLEN.

Arsye publike dhe zyrtare nuk ka, por pretendohet se ai mund të jetë i pakënaqur nga mënyra se si trajtohet nga partneri i koalicionit, posaçërisht në dikasterin me të cilin udhëheq, ose pretendon rikthimin në Gostivar edhe për një mandat nën garanci të një partneriteti të mundshëm parazgjedhor.

Në rrethana jo zyrtare, mësohet se Taravari kërkon të paktën 40 për qind të kandidatëve për komuna. Këtë bindje e bazon në doktrinën e Luigjit të XIV “shteti jam unë” apo “VLEN-i jam unë”. Lidhur me takimin e përfolur me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, Taravari ka deklaruar se ka kanale komunikimi por nuk është takuar. /Alsat.mk

Marketing