Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka përkujtuar ish kryetarin e PDSH-së, Arben Xhaferin me rastin e ditëlindjes së tij. Taravari shkruan se Xhaferi është një nga të rrallët që secili e kujton si një personalitet i jashtëzakonshëm.
“N’Ballkan është e vështirë që njerëzit e politikës të kujtohen për mirë…Arben Xhaferi është një nga të rrallët të cilin çdokush e kujton si një personalitet të jashtëzakonshëm. Sot do të festohej ditëlindja e tij…e cila nuk është harruar edhe pse ai ka kohë që është larguar nga jeta. Të qoftë kujtimi i paharruar i shtrenjti miku im, sepse brezat kanë dhe do të kenë nevojë për veprën Tënde!”, ka shkruar Taravari.