Taravari: Darka me Kurtin ishte një atmosferë e këndshme, diskutuam për zgjedhjet lokale

Ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin PodGo në Telegraf, ka folur rreth iftarit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Taravari tha se ishte një iftar i organizuar nga kryeministrinë Kurti, i cili është mik i tyre pas një kohe të gjatë.

“Gjatë Ramazanit ka pasur shumë iftare të tilla ashtu siç e donë tradita. Gjatë iftarit ishte një atmosferë e këndshme dhe kemi biseduar rreth çështjeve aktuale politike. Kështu që ishte një takim i zakonshëm me kryeministrin e Kosovës”, tha Taravari.

Sa i përket zërave që i është propozuar atij pozita e kryetarit të VLEN-it, Taravari, tha se nuk kanë biseduar rreth temave të tilla, por më shumë janë fokusuar në organizimin e VLEN-it dhe zgjedhjeve lokale.

“Aktualisht kjo është biseda kudo që të shkosh, kështu që mënyra e daljes së VLEN-it në zgjedhja ka qenë tema kryesore”, nënvizoi Taravari.

Marketing