Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari u prononcua për media pas mbledhjes së kryesisë të partisë. Taravari tha Aleanca për Shqiptarët në zgjedhjet lokale në listat për këshilltarë do të garojë e vetme. Ai konfirmoi qëndrimin se partia nuk largohet nga VLEN.
“Ultimatume kohore, realisht nuk mund të pranojmë, se kishim ultimatum që të vendosim sot. ASH-ja vendosi që në të gjitha komunat ku garojnë shqiptarët do të del me lista të veçanta për këshilltarë komunal”, tha Arben Taravari – kryetar i Aleancës për Shqiptarët.