ASH-ja gjatë fundjavës do të vendos nëse do të nisin negociatat formale për hyrje në Qeveri.
Para mbledhjes së Kuvendit Qendror, I parashikuar për nesër në Kumanovë, Kryetari I ASH-së, Arben Taravari I shoqëruar nga Deputeti, Halil Snopçe, ka realizuar një takim me Ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Anxhela Ageler. Takimi I sotëm, në parti është interpretuar si vendimtare rreth vendimit të ASH-së për të qenë ose jo pjesë e Qeverisë.
ASH
Diskutuam për masat e propozuara nga ASh-ja në kuadër të pakos sonë për shtetin e së drejtës dhe luftën e pakompromis kundër korrupsionit, duke u pajtuar për urgjencën e nismave konkrete në këtë drejtim. Me Ambasadoren Aggeler, u pajtuam se integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE është rruga e vetme që garanton zhvillim, prosperitetit dhe stabilitet, dhe se rezoni shtetëror kërkon nga forcat pro-evropiane që të mos lejojnë devijimin nga ky kurs, duke marrë pa vonesë përgjegjësinë për të mos e humbur shansin para nesh dhe për ta përmbyllur suksesshëm këtë proces jetik për gjeneratat e ardhshme.
Nëse ASH-ja nuk hyn në Qeveri, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kështu Kryetari Arben Taravari kohë më parë, e kishte arsyetuar mundësinë që partia e tij të bëhet pjesë e Qeverisë. Sipas tij të gjitha rekomandimet e faktorëve ndërkombëtar jane se prioritet duhet t`u jepen ndryshimeve kushtetuese.