Taravari dhe Zaevi: Shqiptarët të mirë vetëm për byrek (VIDEO)

Të rinjtë shqiptarë janë të mirë vetëm për tu mbajtur byrek maqedonasve. Kështu para disa kohësh deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në emisionin Rruga Drejtë në Alsat.

Marketing

“A e dini çfarë keni bërë me ata që i keni punësuar nëpër institucione, fatkeqësisht u mbajnë byrek maqedonasve fatkeqësisht. I keni në nivel të fundit të graduar në administratën e shtetit”, deklaroi Taravari.

Ndërkohë edhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev vleron se shqiptarët janë të mirë vetëm për gatim të byrekut dhe që ata nuk kanë nevojë të përdorin gjuhën e tyre amtare.

“Unë jam i informuar se edhe në Prokurorinë Publike në Strumicë për të cilën besoj se menjëherë do ta largojnë pasi që aty nuk kemi mbi 20% shqiptar dhe nuk ka kush ta shfrytëzojë gjuhën shqipe në Strumicë. Kemi një familje shqiptare të cilët e gatuajnë byrekun e mirë të Strumicës”, tha Zaev.

Taravari dhe Zaevi: Shqiptarët të mirë vetëm për byrek

Taravari dhe Zaevi: Shqiptarët të mirë vetëm për byrek

Publiée par Gazeta.mk sur Mercredi 4 mars 2020