Kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari sot pas mbledhjes tha se kryesia qendrore ka obliguar Këshillin Qendror për t’i vazhduar negociatat me partitë të cilat janë pjesë e shumicës për zgjerimin eventual të shumicës parlamentare.
Taravai poashtu njoftoi se për zgjerimin eventual të shumicës parlamentare do të organizohet referendum.
Në referendum, siç tha Taravari do të dëgjojmë zërin e 1500 anëtarëve.
I pyetur për ndryshimet kushtetuese, Tarvari tha se nëse ASH nuk hynë në Qeveri atëherë sigurt nuk do të sigurohen 80 vota dhe do të shkohet në zgjedhje, por nëse hymë do t’i japim një shans.
Taravari theksoi se për momentin askush nuk ka garanci për sigurimin e 80 votave për ndryshimet kushtetuese.