Taravari: Do të punësohen 600 specializantë

Në kuadër të platformës qeveritare “100% kushtuar juve” dedikuar departamenteve të shëndetësisë dhe politikave sociale, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, theksoi se gjatë katër muajve Qeveri janë përballur me sfida të ndryshme në sistemin shëndetësor.

Marketing

Theksoi se me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë në Qeveri është sjellë vendim që të punësohen rreth 600 specializantë, që është problem gati 10-vjeçar, 300 do të punësohen deri në fund të vitit dhe 300 të tjerë vitin e ardhshëm.

“Përveç vendimit për punësimin e 600 specializantëve, gjatë këtij viti shpresoj të mundësojmë punësimin e 1.200 personave me kontratë në vepër kuadër medicinal, infermierë laborant që punojnë me kontratë në vepër disa më shumë se 5 vite, disa të tjerë 10 vite. Bëhet fjalë për 1.800 të punësuar, nëse arrijmë tre të katërtën prej tyre t’i punësojmë do të jetë përfitim i madh në sistemin shëndetësor.”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Marketing