Taravari dorëzon dorëheqjen nga posti i ministrit të shëndetsisë

Ministri i Shëndetësisë, njëherësh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka dorëzuar dorëheqjen e tij.

Marketing

Më poshtë ju sjellim letrën e plotë:

I nderuar Kryeministër Mickoski,

Me këtë letër ju informoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Detyrën që e mora me këtë funksion e kam ushtruar me përkushtim të plotë, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit.

Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë të institucionit dhe të parimeve të mia personale.

Ju falënderoj për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e Qeverisë në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për sistemin shëndetësor.

Mbetem i hapur për bashkëpunim dhe mbështetje në të ardhmen, gjithmonë i udhëhequr nga interesi publik.