Ata janë pritur në takim nga ministri i shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, me të cilin kanë biseduar rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve të përbashkëta institucionale.
“Sot, i shoqëruar nga zëvendës kryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai, si dhe Deputeti i VLEN, Bekim Qoku, vizitën e parë jashtë vendit e realizova në Prishtinë, ku takuam homolgun tim Arben Vitia. Me Arbenin, zvhilluam bashkëbisedim vëllazëror rreth sfidave brenda sistemeve tona shëndetësore dhe prioriteteve respektive për periudhën në vijim”, njofton ministri i shëndetësisë në RMV-së, Arben Taravari.
Siç njofton Taravari, ata janë pajtuar për përshpejtim dhe thellim të bashkëpunimeve midis dy qeverive respektive, “si në shëndetësi, ashtu edhe në arsim e në politika të qeverisjes së mirë, dhe në çdo sektor tjetër relevant për afrimin edhe më të madh midis dy vendeve tona dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet popujve tonë”.