Taravari: Gëzuar Kosovë sovrane, rrofsh e qofsh ndër shekuj

Në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka uruar Kosovën që siç tha, të rrojë ndër shekuj. Taravari tha se, çmimi i për lirinë e Kosovës rëndon ende mbi qindra e mijëra familje shqiptare që humbën më të dashurit e tyre.

Marketing

“Gëzuar Kosovë Sovrane!

Çmimi për lirinë tënde rëndon ende mbi qindra e mijëra familje shqiptare që humbën më të dashurit e tyre por…Gëzimi që kemi të gjithë tek të shohim të Lirë kështu si sot, është më i madh se çdo ndjenjë tjetër!

Rrofsh e Qofsh ndër shekuj”, ka shkruar Taravari.