Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari duke folur për korrupsionin ka theksuar se Artan Grubi është afër dhe se siç thotë Aliu ai u shpreh se Grubi do të kthehet.
“Artani, ai që fliste me trurin e Aliut. Ai është afër këtu, shumë afër thot Aliu, është në komunikim me të dhe do të kthehet. Soravia është 17-18 milion euro. Plot biznese tjera dhe pasuri. Njerëz që para 20 vjetve kanë pasur problem me bukën e tash janë milionerë, prej nga!? Duhet t’i pastrojmë këto punë dhe këto punë patjetër të pastrohen duke luftuar korrupsionin”, tha Taravari./TV21