Taravari: Hulumtimi i IRL-së rrëqethës, ministrat e ASH-së do të jenë të pakompromistë për këtë rast

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në lidhje me hulumtimin e fundit rreth djegies së spitalit modular në Tetovë, u shpreh se ky hulumtim i IRL-së është rrëqethës dhe se nuk ka qytetar në Maqedoninë e Veriut që nuk preket nga ky rast.

Marketing

Kreu i ASH-së theksoi se partia e tij udhëheq me dy ministri që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e rastit me spitalin modular në Tetovë.

“Ministrat tanë janë të gatshëm që në periudhën në vijim ta bëjnë zgjidhjen e këtij problemi, për shkak se për dy vite nuk është bërë asgjë”, deklaroi Taravari.

Ai shtoi se akuzat ndaj ministrit Mexhiti janë të pabaza dhe se asnjë denar nuk është paguar ndaj kompanisë BRAKO nga ana e ministrit të shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

“Ministri Mexhiti ka ofruar të gjitha dokumentet të cilat i ka kërkuar IRL-ja gjatë hulumtimit të tyre, por edhe tash po përgatit materiale që do t’i dorëzojë në Prokurori”, u shpreh Taravari duke shtuar se dy ministrat Mexhiti dhe Lloga do të jenë aset që në fund të dalë në sipërfaqe drejtësia.

Kujtojmë se para dy javëve, IRL (Investigative Raboratory Lab) publikoi një dokumentar të titulluar “Vrasje në Tetovë” ku akuzonte ish-funksionarët e Qeverisë për rastin e spitalit modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona.