Taravari i bindur se do të hyjë në rrethin e dytë

Unë pres që të hyjë në rrethin e dytë, ndërsa kush tjetër do të jetë me mua, këtë nuk e di. Në këtë mënyrë Arben Taravari, kandidat për president i koalicionit VLEN, përkatësisht kandidat i opozitës së bashkuar shqiptare, u përgjigj në pyetjen se çfarë pret nga zgjedhjet presidenciale. Bashkëbiseduesi i tij në emisionin e njëjtë ishte edhe kandidati tjetër për president, Maksim Dimitrievski. Taravari i dëshiroi fat dhe tha se do të dëshironte që në rrethin e dytë të përballet pikërisht me të, por thotë se anketat tregojnë se Siljanovska Davkova udhëheq.

Marketing

“Do të shohim, nuk e di. Sipas anketave, shihet se zonja Siljanovska po udhëheq, por përsëri nuk dihet, fushata është fushatë.
D.m.th. ju nuk besoni se Dimitrievski do të hyjë në rrethin e dytë?!
Unë do të dëshiroja që Dimitrievski të hyjë në rrethin e dytë”, tha Arben Taravari, kandidat për president.

Por edhe Maksim Dimitrievski, si kandidat i partisë së sapoformuar ZNAM është i bindur se do të hyjë në rrethin e dytë dhe shpreson në fitore, për të përmirësuar, siç thotë, të gjithë gabimet dhe parregullsitë. Porositi se presidenti i deritanishëm Pendarovski nuk ka bërë asgjë serioze, përveç se nuk e ka nënshkruar dekretin për ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit, që e sforconte BDI-ja në Kuvend.

“Gjëja e vetme që u mundua të tregojë se dëshiron të bëjë diçka presidenti ynë është me këtë ligj dhe seriozisht është qortuar nga ana e BDI-së. Këtë opinioni e ka shumë të qartë. Përndryshe të vepronte paraprakisht Pendarovski ashtu siç duhet dhe në pjesën e Kodit Penal dhe në pjesën e Propozimit Francez, ai sot do e kishte mbështetjen time, siç e ka pasur më herët, e jo më tani të ketë përball një kandidat tjetër serioz”, u shpreh Maksim Dimitrievski, kandidat për president.

Partitë e Taravarit dhe Dimitrievskit do të marrin pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Me shumë gjasa numri i votave të marra në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale do u jep pasqyrë më të qartë rreth asaj se sa mandatë deputetësh do të marrin, Taravari në koalicion me VLEN, ndërsa Dimitrievski me partinë e tij ZNAM.

Marketing