Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka bërë të ditur se janë kah fundi negociatat për koalicion mes partisë nga ku vjen ai, Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së.
Siç tha, bashkëpunimi trepalësh do të ndodh në komunat ku koalicioni ASh-AAA-ja kanë interes.
Ka bërë të ditur, se ky është një kontra-hap i koalicionit mes Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.
Me këtë, betonohet kërkesa e VMRO-së që nëse fitohet komuna, Aleanca për shqiptarët dhe Arben Taravari të heqin dorë nga sekretari i komunës si dhe kryesuesi i Këshillit, pasiqë kjo ishte dhe kërkesë e VMRO-së.