Taravari i përgjigjet BDI-së: Ende nuk jemi mandatuar, ne nuk mund të realizojmë pa filluar punën ato që ju nuk i bëtë për 22 vjet

Arben Taravari nga koalicioni VLEN i është përgjigjur BDI-së për akuzat që kjo e fundit i bëri në lidhje me heqjen e mekanizmit të Balanserit.

Marketing

“Është interesante se si BDI-ja dhe mediat e saj akuzojnë Qeverinë e re se nuk ka mbajtur premtimet… Kam një informacion të thjeshtë për ta: Ende nuk jemi mandatuar, ne nuk mund të realizojmë pa filluar punën ato që BDI-ja për 22 vjet nuk i bëri dot”, ka shkruar Taravari në reagimin e tij.