Taravari ironizon me BDI-në: Nuk po protestojnë për shkak temperaturave të ulëta

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka ironizuar me paralajmërimet e BDI-së se mund të organizojnë protesta, duke thënë, se temperaturat e ulëta i pengojnë ata që t’i mbajnë ato protesta.
“Ne jemi vazhdimisht në terren BDI-së, përsëri i preferoj që së pari të nisen të reformohen pastaj të adaptohen, tash mendoj se temperaturat e ulëta i pengojnë që të bëjnë protesta, le të takohen me qytetarët, bile është dashur që moti të takohen me qytetarët tani e kanë pak si vonë, por pavarësisht asaj, ajo është strategji partiake, le ta vazhdojnë ju uroj shumë suksese”, ka deklaruar Taravari, përcjell SHENJA.

Marketing
Marketing