Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka deklaruar se janë në komunikim të vazhdueshëm me partitë e tjera të koalicionit VLEN për mënyrën se si do garojnë në zgjedhjet lokale. Ai tha se ata si ASH kanë insistuar që të dalin me lista të veçanta për këshilltarë, ndërsa shtoi se është optimist se do të gjejnë gjuhë të përbashkët.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm, duke komunikuar dhe duke u përgatitur për zgjedhje lokale, kështu që mendoj se së shpejti do të dalim edhe do t’i tregojmë qëndrimet tona…Unë e kam thënë shpesh sa më shumë dhe kam insistuar në negociata që të dalim me listë të veçantë si Aleancë për Shqiptarët, por edhe partitë e tjera sepse motivojmë shumë më shumë njerëz të jenë të angazhuar në zgjedhjet lokale, por shofim e bëjmë, jemi në komunikim të vazhdueshëm, kemi raporte korrekte, kështu që jam optimist se do të gjejmë gjuhë të përbashkët”, ka deklaruar Taravari. /SHENJA/