Lideri i njërës prej krahëve të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, i ka propozuar që t’i largojnë pjesëtarët e tjerë të VLEN-it nga Qeveria dhe të arrijnë marrëveshje me BDI-në e Ali Ahmetit, pasi sipas tij, në këtë mënyrë do të qeverisnin më gjatë dhe më qëndrueshëm, mëson “Fokus” nga burime të larta qeveritare.
Me dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë, njëri nga liderët e Aleancës për Shqiptarët së përçarë, Arben Taravari, zyrtarizoi vendimin për ta braktisur Qeverinë dhe për t’u zhvendosur në opozitë – një pasojë kjo e konfliktit brenda koalicionit VLEN, për shkak të kontakteve dhe takimeve të Taravarit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Për kujtesë, fillimisht Taravari dhe Ahmeti pohonin se kishin vetëm kanale komunikimi dhe biseda telefonike, por më vonë pranuan se kishin realizuar edhe disa takime, pasi u zbulua nga Ziadin Sela.