Taravari kërkon heqjen e 20% dhe zgjedhjen e presidentit në Kuvend

Kandidati i opozitës shqiptare Arben Taravari fushatën për zgjedhjet presidenciale mbrëmë e nisi nga Dibra. Nga atje Taravari tha se një prej katër shtyllave të programit të tij është Kushtetuta, konkretisht heqja e 20% dhe zgjedhja e presidentit në Kuvend

Marketing

 

“Kushti ynë është që presidenti të zgjidhet në Parlament me 2/3 e votave dhe me Bandenter dhe në qoftë se dy herë nuk mund të zgjidhet, herën e tretë duhet të shkohet me shumicë të thjeshtë, ose 61 deputetë dhe me Badenter. Kjo do të ishte mënyra shumë më e mirë për të zvogëluar harxhimet e shtetit dhe për të mbajtur njëfarë kontrolle në përzgjedhjen e funksionarëve kryesorë të shtetit”, deklaroi Arben Taravari, Kandidat për President i VLEN-it. /Alsat.mk