Taravari kërkon ndihmën e partisë së Mickoskit për Gostivarin

Kryetari aktual i Gostivarit dhe sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka paralajmëruar se opozita shqiptare do të bashkëpunojnë me opozitën maqedonase në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. Në një intervistë për gazetën LAJM, Taravari tha se bashkëpunimi i tillë do të jetë në interes të qytetarëve dhe sqaroi se anëtarësitë e partive në nivel lokal, do të vendosin në cilat komuna bashkëpunim do të ketë që në raundin e parë.

Marketing

“Nuk kemi sjell vendim definitive por sipas të gjitha gjasave do të bashkëpunojmë. Unë i shoh anketat e fundit të NDI-së amerikane, ku opozita shqiptare dhe ajo maqedonase janë shumë para pozitës shqiptare plus maqedonase. Kështu që ma merr mendja që do të vendosim raporte, në disa komuna mund të përkrahemi në raundin e parë, në disa të tjera në raundin e dytë, si do të vendose anëtarësia në nivel lokal. Por, jo vetëm me opozitën maqedonase, mund të kemi bashkëpunim edhe me disa parti që janë në qeveri dhe kanë pakënaqësi ose mendojnë ndryshe dhe mendojnë se në nivel lokal mund të bashkëpunojnë me Aleancën dhe Alternativën. Do të jetë interesant, do të ketë kombinime jo të zakonshme, por me të vetmin qëllim që qytetarët e komunave të ndryshme shqiptare, në disa ku kemi qenë opozitë ta sjellim ndryshimin, në disa ku kemi qeverisur dhe kemi treguar shembullin si duhet të qeveriset, ta vazhdojmë qeverisjen”, tha Taravari.

Marketing