Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në ClickPlus në TV21 tha se organet e partisë duhet të mblidhen dhe të përmirësohet. Taravari thotë se duhet të ketë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve lokale.
“Përgjegjësi patjetër se duhet të kemi, as që diskutohet. Analiza kemi. Çdo degë i bën vetë për vete. Pastaj në Kuvend Qëndrorë bile dhe kemi formularë prej të cilave kërkojmë mendim prej çdo anëtari të Kuvendit të degës, e cila pastaj analizohet prej Qendrës Analitike të Aleancës për Shqiptarët, këto rezultate pastaj i paraqesim para kuvendarëve”, tha mes tjerash Taravari.