Taravari: Kisha dashur përballë ta kem Ali Ahmetin në garën politike për president

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari kërkon që kandidati i BDI-së për president të jetë Ali Ahmeti.

Marketing

“ Unë kisha dashur realisht që përballë ta kem z.Ali Ahmetin në këtë garë politike”, ka thënë Taravari në emisionin “Politica” i cili transmetohet sonte në televizionin Globi në ora 20:00.

Taravari në këtë intervistë të parë pas shpalljes së kandidaturës për president sqaron se vendimin e ka marrë në konsulta me shumë miq dhe palë, mesin e tyre edhe me kryeministrin e Kosovës dhe të Shqipërisë, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Nuk kam qenë i kapur nga askush për daljen në zgjedhje parlamentare me opozitën e bashkuar shqiptare, thotë Taravari duke iu përgjigjur kështu akuzave të bashkëpartikaut të tij, Ziadin Sela.

Në intervistë ai flet edhe për sfida të tjera në politikë, ndërsa veprimet e tija siç ai thekson, janë ideologjike për ta sjellur ndryshimin te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe aspak për karrierë personale politike.