Për sekretarin e përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari akademiku Luan Starova, profesori dhe akademiku Abdylmenaf Bexheti dhe filantropi shqiptar Lazim Destani nuk kanë kapacitet për politikë të jashtme dhe nuk ka pse të jenë pjesë e Këshillit Strategjik për Politikë të Jashtme të themeluar nga ministri i Jashtëm Bujar Osmani.
“Prej shqiptarëve unë disa emra që i lexova, nejse çdo respekt për të gjithë ata që janë zgjedhur por nuk shoh ndonjë njeri që ka kompetenca për politikat e jashtme por sidoqoftë ka 5 apo 6 emra prej gjithsej 26 emrave”, ka deklaruar Taravari në emisionin Rruga Drejt në ALSAT.
Me këtë, njeriu i dytë në partinë e Selës, Arben Taravari ka poshtëruar figurat e rëndësishme shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.