Taravari le pas dore banorët Turçanit të vogël

Të lënë nën mëshirën e fatit, të harur nga pushteti lokal dhe të injoruar nga administrata komunale kështu ndjehen banorët e fshatit Turçan i vogël, të cilët edhe në qeverisjen e dytë nga ana e Taravarit dhe ekipit të tij janë lënë pas dore.

Marketing

Sipas banorëve të këtij fshati për inate politike në këtë vendbanim ende nuk është bërë asnjë investim i vetëm.

Kërkes e vetme dhe primare e banorëve të cilët jetojnë në këtë fshat ka qenë zgjedhja e çështjes së mbeturinave, megjithatë deri më tani nuk ka pasur vullnet nga ana e Komunës që të zgjidhet ky problem edhe pse disa herë është kërkuar nga Komuna e Gostivarit.

Siç u shprehen ata gjendja është alarmante dhe se askujt nuk i bëhet vonë për shendetin e tyre “Ky është mandati i dytë i qeverisjes së Arben Taravarit në krye të Komunës së Gostivarit, megjithatë deri më tani askush nga kjo komunë nuk na ka vizituar neve si banorë të fshatit Turçan i vogël.

Para disa vitesh jemi takuar me udhëheqësit e Ndërmarjes Publike Komunalec por ato na u drejtuan me pretekstin se ne nuk i kemi votuar ata dhe sa të jenë në pushtet problemi me mbeturinat nuk do të zgjidhet” thonë banorët të revoltuar, duke shtuar se kjo që bën Komuna me ata nuk është aspak e hishme se fundja jetojmë në një kohë demokratike dhe ata kan të drejtë të votjnë për cilin të duan, “çështja e votimit është e drejtë demokratike, për kë të duam do të votojmë, ndërsa Komuna e ka për obligim që neve si banorë të saj të na i bëje kushtet për jetesë, sepse mandati kalon shpejt ndërsa verpat mbahen mend u shprehën disa banorë të cilët për shkaqe sigurie dhe hakmarje politike nuk dëshirojnë që emrat e tyre të bëhen publik.

Ky reagim i banorëve të Turçanit të vogël erdhi pasiqë ditët e fundit nga ana e Komunës së Gostivarit u promovuan një numër i madh i kontinjerëve për kinse mbajnë pastërtin në qytet e i haruan vendbanimet rurale të cilët kanë më së shumti nevojë, e sidomos tash në këtë periudhë vere ku në vendlindje janë kthyer edhe mërgimtarët të cilët kërkojnë të kenë kushtet primare për jetesë në vendiljet e tyre.

Marketing