Kandidati i Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, Arben Taravari derisa vazhdon me fyerje dhe ofendime ndaj votuesve shqiptar, duke i quajtur madje edhe “BANDITË”, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim thotë se të gjithë i ka vëllezër, shkruan opinionship.live
Taravari këtë skandal, ku votuesin shqiptar e quajti “bandit” e bëri gjatë hapjes së selisë të forumit rinor të ASH-së në Gostivar ku pa u menduar dy herë duke ofenduar votuesit e BDI-së, ai ofendoi të gjithë shqiptarët.
Ndërkohë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti prej ditës së parë të fushatës zgjedhore, por edhe si përherë të pranishmëve u drejtohet me vëllezër e motra dhe të gjithë kandidatëve për kryetar të komunave u ka bërë apel për një fushatë të qetë, demokratike dhe respektim të të gjithë oponentëve politik.
BURIMI: opinionship.live