Taravari në Balkan Health Forum në Turqi: “Shëndeti është ura që lidh kombet”

Në kuadër të Balkan Health Business Forum të mbajtur në Edirne, Turqi, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti një fjalim të fuqishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar në turizmin shëndetësor.

Duke i përshëndetur të pranishmit në gjuhën turke, përfshirë Guvernatorin e Edirnesë, z. Yunus SEZER dhe Ministrin turk të Shëndetësisë, Prof. Dr. Kemal MEMİŞOĞLU, ministri theksoi lidhjet e forta midis dy vendeve.

Në fjalimin e tij, ai bëri të ditur se gjatë vitit 2024, 165 pacientë nga Maqedonia e Veriut u trajtuan në institucione shëndetësore në Turqi, falë teknologjisë së avancuar dhe kujdesit të jashtëzakonshëm të profesionistëve turq. “Çdo pacient është një histori shprese dhe një jetë e shpëtuar”, u shpreh ministri, duke shtuar se Turqia përfaqëson një model unik që kombinon cilësinë e lartë mjekësore me mikpritjen tradicionale.

Ai shprehu gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar: Qendra të përbashkëta shëndetësore, Programe shkëmbimi për personel mjekësor, Paketa të integruara për pacientë nga Evropa që kërkojnë trajtim në Ballkan dhe në Turqi.

Ministri përfundoi duke theksuar se “shëndeti është një gjuhë universale që lidh njerëzit përtej kufijve” dhe shprehu falënderim të thellë për mikpritjen dhe bashkëpunimin e palës turke.

Marketing