Gostivari u trondit në vitin 2018 nga një ngjarje trishtuese ku qentë endacakë u bënë shkaktarë për Xhejhane Mexhitin që duke ikur nga qentë ra në lum dhe humbi jetën. Në atë kohë kryetari i komunës së Gostivarit nuk e ndeju të moralshme të jepte dorëheqje dhe sot po këta të ASh-së në krye me Taravarin janë duke shitur moral për ngjarjen tragjike në Tetovë.
Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Tetovë, një skandal të madh bëri kryetari i komunës së Gostivarit në vend që të shprehnte ngushllime dhe shërim të të lënduarve ai u mundua të fitojë poena politikë duke kërkuar dorëheqje ende pa u zbardhur shkaqet e tragjedisë.
Kur sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, zv/ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, Drejtori i Spitalit, Florin Besimi dhe ai ekonomik Artan Etemi dhanë dorëheqje si akt moral, ASh-ja e Taravarit bashkë me Ziadin Selën sërish u munduan të kërkojë përgjegjësi me pretendimin e tyre që dorëhejqet u dhanë për t’i ikur përgjegjësisë, por harruan se fjalën e fundit për ngjarjen tragjike e kanë organet kompetente.
Ndryshe në rrjetet sociale dorëheqjet e katër funksionarëve janë përshëndetur, ku tani e tutje fjalën e fundit e ka prokuroria për të zbardhur edhe shkaqet që çuan deri të kjo tragjedi.
Vlen të theksohet se në ndihmë të Prokurorisë do të vijnë edhe ekspertë, hetues të kriminalistikës nga Gjermania.
https://www.facebook.com/watch/?v=920044488858775&t=0