Taravari: Nuk kishte gabim mjeksor, pacientja që vdiq kishte leukemi akute

Shkaku i vdekjes së pacientes 48 vjeçare nuk është se nuk ka punuar dhoma intensive, si dhe nuk ka pasur gabim mjeksor, thotë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai garanton që pacientes i është ofruar e gjithë terapia e nevojshme dhe se në këtë rast nuk është bërë gabim mjekësorë. Pacientja sipas Taravarit ka pasur leukemi akute.

Marketing

“Për pacienten është konsultuar edhe anasteziologu edhe infektologu, dhe janë dhënë propozime për terapi, megjithatë duhet të shohim prej çka ka vdekur pacientja. A i është dhënë terapia e duhur. Na lejoni të marrim të dhënat, por nuk ka gabim mjekësor dhe garantoj se i është ofruar i gjithë trajtimi i nevojshëm. Bëhet fjalë për rast me leukemi akute, kjo është sëmundje serioze, sëmundje malinje, për të cilën zakonisht ka diagnozë të keqe. Pacientja është trajtuar sipas protokolleve, ndërkohë është infektuar edhe me Kovid.”, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari

Marketing