Taravari: Pacientët nga Kosova  në Shkup  paguajnë njësoj si shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravri, njëherit edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët sonte është mysafir në, Oxygen, me Besim Dinën, i cili foli për fenomenin që tashmë njihet në rajon që shumë pacient nga vendet tjera të kërkojnë shpëtim edhe në spitalet e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Ai ndau me publikun në Kosovë edhe një nga arritjet më të mëdha të shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut në raport me pacientët nga Kosova, që deri para disa viteve pacientët nga Kosova paguanin taksa të dyfishta, por tashmë kjo çështje është e rregulluar. Një pacient nga Kosova paguan aq sa paguan një pacient nga Maqedonia e Veriut

“Fatkeqësisht shumë pacientë nga Kosova vijnë të shërohen në Maqedoninë e Veriut. Çdo herë njeriu kërkon shërim jashtë vendit. Nuk vijnë psh në Kosovë, por shkojnë në Turqi, Slloveni etj. Por shumë shqiptarë nga Kosova vijnë në RMV. Deri para një viti paguanin dyfish, por tani paguajnë njësoj si shtetasit e Maqedonisë së Veriut”, tha Taravari.

Taravari tha se ndjenë kënaqësi dhe ndjehet i vlerësuar që shëndetësia me të cilën ai udhëheq është në atë nivel që të jetë shpresë e shpëtim për shumë qytetarë edhe nga rajoni.

“Si ministër, sa më shumë që vijnë pacientë nga vende tjera, je i lumtur që e vlerësojnë shëndetësinë që e drejtoni në atë vend”, përfundoi Taravari.

Marketing