Taravari: Pajsisje moderne në Klinikën Universitare “Shën Naumi Ohrit”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka njoftuar për instalimin e një pajisjeje të re moderne në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naum Ohrit”.
Taravari ka njoftuar se pajisja e re përmban një kullë endoskopike, e cila do të mundësojë kryerjen e rreth 100 ndërhyrjeve laparoskopike dhe 350 ndërhyrjeve endoskopike në vit, për trajtimin e gjendjeve të ndryshme urologjike.

Marketing

“Për më tepër, është instaluar edhe një lazer kirurgjik i ri Tulium, i cili do të përdoret për trajtimin e kalkulozës, një ndërhyrje që do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimeve urologjike në vend”, ka shkruar Taravari.

https://www.facebook.com/share/v/16A7SuNLCC/