Taravari paralajmëron revolucion në shëndetësi: Do të punësohen 1800 mjek të ri

Ministri i Shëndetësisë, dhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari në emisionin Win Win në Televizionin Telma ku ka folur qartë për funksionin e tij si ministër i Shëndetësisë.

Marketing

Ai ka bërë të qartë, se problemet dhe degjenerimi i sistemit të shëndetësisë është problem mjaftë serioz. Prandaj, Taravari thekson se me kujdes jep deklarata vetëm për punët që mund të bëhen vitin që vjen e jo për periudha afatgjata.

“Ka ndodhur revolucion në shëndetësi që nga pavarësia e vendit nuk ka pasur kaq shumë punësime në të njëjtën kohë. Po përgatisë punësime për 1.800 të punësuar të rinj staf mjekësor. Prej të cilëve 600 specializantë, kjo pra është njëra prej formave si mund të parandalohet edhe ikja e mjekëve jashtë vendit”, tha Taravari.

Taravari mes tjerash tha se do të isha njeriu më i lumtur që deri në fund të vitit të ardhshëm arrijnë të hedhin lopatën e parë në themelet e Qendrës së re Klinike.

“Do të ishte mrekulli që deri në fund të vitit që vjen të arrijmë të vendosim gurthemelet e Qendrës së re Klinike në Shkup, por duhet ta kemi parasysh që nëse fillojmë nesër do të na duhen 7-8 vite që ajo të jetë funksionale për përdorim, prandaj po preferoj që të flas vetëm për projekte konkrete dhe që do të realizohen tani për tani, në mënyrë që sistemi shëndetësorë të hyjë në binar”, përfundoi Taravari.

Marketing