Taravari për pozitën e shqiptarëve në institucione: Nuk jemi mirë, nuk dukemi mirë, nuk e sollëm ndryshimin

Në mbledhje me strukturat partiake në Kumanovë, Arben Taravari tha mes tjerash se shqiptarët nuk janë në gjendje të mirë nëpër institucionet e vendit.

Marketing

Ai tha se pas zgjedhjeve të 11 majit nuk mund të themi me krenari se e sollëm ndryshimin.

”Vitin e kaluar në 2024 ne e thamë se do ta sjellim ndryshimin dhe ajo ndodhi. Por tash pas njëmbëdhjetë mujave pas zgjedheve të 11 majit, ne nuk mund të themi me krenari se e sollëm ndryshimin. Nëqoftëse shkoni në spitale, në doganë, në ndërmarrje publike, dhe nëqoftëse i pyetni çdo shqiptar të punësuar, a jeni sot më mirë apo ishit para 11 majit. Çfarë duhej të bënim ne, kishim dy opsione, të rrinim aty.të dëgjonim. Por se pfarë do ti thonim qytetarëve para zgjedhjeve locale, se çfarë pune u kemi kryer atyre, çfarë iu ndihmuam bizneseve shqiptare, çfarë i ndihmuam shqiptarëve nëpër institucione. Prandaj jam në komunikim me popullin, dhe nuk jemi mirë, nuk dukemi mirë.Unë për vete isha ministër i drejtësisëm dhe nëse do të nisesha nga vetja duhej të rrija aty, të klnaqesha në kolltukun e ministrit’’, theksoi Arben Taravari.