Taravari për rastin “Monstra”: Të iniciohet procedurë që të tregohet se njerëzit që janë në burg janë të pafajshëm

Ai tha se kishte përgjime për këtë rast, të cilat nuk u dëgjuan asnjëherë. Sipas tij, duhet të iniciohet procedurë që të tregohet se njerëzit të cilët janë në burg, janë të pafajshëm.
“Ju kujtohet biseda mes Jankulloskës dhe Miallkovit se nuk guxojmë ti lëshojmë dhe pse njerëzit janë të pafajshëm sepse sistemi bie, ne duhet të merremi me këtë sistem realisht sepse shumë njerëz janë nëpër burgje kot duke mos pasur aspak faj dhe absolutisht unë nuk them një afat të caktuar por si autoritet do insistoj që sa më parë të zbardhen, nuk duhet falen thjesht duhet të sillet drejtësia për këto njerëz dhe këtyre njerëzve tu kërkohet falje prej shoqërisë dhe prej shtetit bile bile dhe tu paguhet dëmshpërblim”, tha Taravari, raporton SHENJA.
Taravari mes tjerash deklaroi se çdokush deklarativisht ka thënë shumë për këtë rast por realisht shumë pak janë marrë me këtë rast.
Ai po ashtu tha se ndryshimet që do të ndodhin me 8 maj do të jenë ndryshime të cilat do ta çojnë shoqërinë dhe shteti në një reformim total.

Marketing