Taravari: Po bëhet presion ndaj gjykatësve për vulat e ASh-së.

I pyetur rreth procedurës gjyqësore për atë se kush duhet të udhëheqë me ASh-në, Arben Taravari apo Ziadin Sela, Taravari ngrit dilema për ndikim nga ministri i Drejtësisë në ndërrimin e dy gjykatësve.
“Është e vërtetë se procedura në gjykatë ka filluar, se kush do ta udhëheqë Aleancën për Shqiptarët, para 4-5 ditësh e ndërruan një gjykatës, kërkoi, nuk e di se kush kërkoi, por besoj se ministri i Drejtësisë dhe e ndërruan gjykatësin. Pardje lëndën e mori gjykatësja e dytë dhe dje përsëri kanë bërë kërkesë që të ndryshohet edhe gjykatësja e dytë. Unë nuk e di se sa kërkesa do të bëhen të këtij lloji, besoj derisa t’u goditet ndonjëri që u duhet atyre. Unë i kam informuar edhe disa ambasada, por edhe publikisht u bëj ftesë që kjo nuk është në rregull, nuk është e rastësishme.”, – theksoi kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari.
Marketing