Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë dhe një nga udhëheqësit e VLEN-it, koalicionit shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ka reaguar pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit. Taravarit kërkon që mos abuzohet me rastin e presidentes Osmani.
“Mos abuzoni me rastin e Presidentes Vjosa Osmani. Lërini autoritetet të qartësojnë rastin dhe pa asnjë mëdyshje do të mbahet përgjegjësi për çdo parregullsi.
Presidentja Osmani është një kalorëse e paqes dhe e stabilitetit, duke e njohur natyrën e saj, jam i bindur se kurrë dhe asnjëherë nuk do donte të shkaktonte tensione të panevojshme”, thotë në apelin e tij Arben Taravari, kryetarë i ASH-së.
Më tej Taravari shkruan se presidentja Osmani meriton Respekt absolut, për më tepër që është nga të paktat gra që e mbajnë këtë post, dhe presidentja Osmani e mban me dinjitet dhe zotësi.