Taravari priti drejtorin e NDI në Shkup, Robert Scott Heaslet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherit dhe kryetar i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, priti sot në kabinetin e tij z.Robert Scott Heaslet, drejtor rezident i Institutit Nacional Demokratik (NDI) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Falenderova NDI-në për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkrahjen e vazhdueshme përmes projekteve në komunën e Gostivarit. Theksova se komuna e Gostivarit është lider në nivel vendi sa i përket inkluzivitetit dhe gjithërpërfshirjes, veçanërisht barazia gjinore. Si kryetar, mburrem që shumë Departamente të rëndësishme në komunën tonë udhëhiqen nga gratë. Në takim, u theksua roli kyç i Këshillit të komunës së Gostivarit në këto fusha, ndër tjera përmes themelimit të Komisionit për mundësi të barabarta për burrat dhe gratë, forcimit të pjesëmarrjes së të rinjve, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Këshillit në marrjen e vendimeve në interes të qytetarëve”, theksoi kryetari Taravari.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin me partinë Aleanca për Shqiptarët (ASH), gjegjësisht mbështetjen që mund t’i japë NDI grupit parlamentar, promovimin e mëtejshëm të barazisë gjinore në parti, si dhe pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje.
Kryetarin Taravari, në takim. e shoqëroi kryterari i Këshillit të Komunës së Gostigvarit, Valbon Limani ndërsa z. Heaslet, e shoqëruan Aleksandra Cvetkovska – drejtore e programeve dhe znj. Ana Angelovska – menaxhere e programeve.

Marketing