Taravari: Qyteti i Gostivarit duhet të jetë model për Maqedoninë e Veriut sa i përket marrëdhënieve ndëretnike

Komuna e Gostivarit është ndër komunat e para ku do të zbatohet projekti i CIVIL – Qendra për Liri “Dialogje qytetarë për marrëdhëniet mes komuniteteve”.

Marketing

Në hapësirat e Këshillit të Komunës së Gostivarit, kryetari i Komunës së Gotivarit, Arben Taravari në fjalimin e tij rreth temës së marrëdhënieve ndëretnike, në fjalim theksoi se qyteti i Gostivarit është shembull i shkëlqyer i bashkëjetesës ndëretnike.

“Në mandatin e parë kemi vendosur flamurin e Turqisë para komunës, ndërsa në mandatin e dytë vendosëm edhe flamurin rom dhe jemi e vetmja komunë në botë ku valon flamuri rom. Nëse shihni para komunës ndodhen të gjithë flamujt e komuniteteve etnike”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Kryetari Arben Taravari po ashtu theksoi se Maqedonia e Veriut duhet ta marrë shembullin e Gostivarit sa i përket bashkëjetesës në një shoqëri multi-etnike.

“Shpesh herë e them dhe jam krenar që e deklaroj se Gostivari duhet të jetë model për Maqedoninë e Veriut, ku bashkësitë etnike bashkëpunojnë dhe bashkëjetojnë në Gostivar. Bashkëjetesa është shembull i shkëqkyer për shoqëri multietnike. Jeta kulturore zhvillohet bashkërisht, gjithkund dhe mund të thuhet se ka dallim me komunat tjera në Maqedoni.”, u deklaroi kryetari Arben Taravari.

Në fund kryetari Arben Taravari u shpreh se Gostivari qytetarët e Gostivarit dëshmojnë për çdo ditë empati ndaj njëri-tjetrit dhe bën dallim me komunat tjera sa i përket bashkëjetesës ndëretnike.

“Ky është fati ynë, e kemi patjetër të bashkëjetojmë këtu në Gostivar dhe të tregojmë sa më shumë empati ndaj njëri-tjetrit”, tha mes tjerash, kryetari Arben Taravari.