Taravari: Rezultat nën 7000 vota epërsi ndaj BDI-së në Gostivar nuk pranoj!

Blloku i opozitës shqiptare të bashkuar, koalicioni “VLEN”, sonte në Gostivar ka hapur shtabin e përbashkët komunal. Të pranishëm në këtë evenet politik, ishin krerët e koalicionit, Bilall Kasami i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi i Alterantivës, Arben Taravari i ASH-së, Izet Mexhiti i Lëvizjes Demokratike dhe përfaqësuesi i Vetëvendosjens në RMV, Bekim Qoku.

Marketing

Në fjalën e tij para të pranishmive, Taravai i cili është edhe kandidat i VLEN për president, kërkoi nga gostivarasit me 24 prill kur mbahet rrethi i parë i presidencialeve, siç ai tha, BDI-së t’i jepet një goditje e vogël, kurse me 8 maj kur së bashku me rrethin e dytë të presidencialeve mbahen edhe parlamentaret, BDI të nokautohet.

“Po e shoh këtë rrugë dhe mendoj si do bllokohet këtu para shtabit tonë me njerëz nga fitorja e madhe. Unë, rezultat nën 7000 vota epërsi ndaj BDI-së nuk pranoj. Kështu thash edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 2021 se fitore nën 5000 vota nuk pranojë dhe ndodhi të jemi para me mbi 5700 vota. Kështu do jetë edhe tani, jo vetëm në Gostivar por gjithandej ku ka shqiptarë, sidomos në Pollog pasi çdo ditë e më shumë njerëz nga BDI po na bashkangjiten”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së. FLAKA