Taravari: Së shpejti nënshkruajmë koalicion ASH-LEN, s’ka kush na del përpara!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas tubimit të mbajtur në qytetin e Gostivarit tha se së shpejti do të finalizohet edhe koalicioni ASH-LEN, ku pret të ketë takim me përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare.

Marketing

“Dua të flas për ndryshimin, për projektet që kemi për të ardhmen, si koalicion i ardhshëm të cilin aleanca do ta kryej së shpejti dhe besoj se këtë javë do të ulemi dhe me kryetarët që e përfaqësojnë LEN-in sepse jam i autorizuar edhe prej kuvendit dhe prej kryesisë së partisë për t’i vazhduar negociata.”

Marketing