Taravari shpall fitoren në Gostivar

Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari, i cili sonte kandidoi edhe për një mandat, shpalli fitoren pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Marketing

– Shqiptarë, maqedonas, turq, romë, të gjithë njëzëri vendosët në Gostivar të mposhtni brutalisht BDI-në dhe LSDM-në me një diferencë prej mbi pesë mijë votash. Unë kam marrë rreth 18 mijë vota, kurse BDI-ja 12 mijë vota. “Nëse raundin e parë e fituam me dy mijë e gjysmë vota, tani kemi fituar me mbi pesë mijë vota”, tha Taravari në selinë zgjedhore.

Ai ka shprehur shpresën se nesër do të fillojnë negociatat për qeverinë e re, sepse, siç tha, LSDM dhe BDI nuk kanë më kredibilitet në popull.

Marketing