Taravari shprehet optimist për fillimin e bisedimeve me BE-në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një nga faktorët kryesor në VLEN, Arben Taravari në 360 shkallë bindshëm shprehu optimizmin e tij mbi procesin më të rëndësishëm e sfidues në vend, eurointegrimet. Ai ka theksuar se është njëri nga optimistët e rrallë në shtet që mendon se Maqedonia e Veriut për një kohë shumë të shpejtë fillon negociatat me BE-në. Ai tha se qysh kur e kanë formuar qeverinë, si prioritet e kanë vendosur anëtarësimin e vendit në BE. Por, Taravari potencoi që Qeveria kërkon garancë nga faktori ndërkombëtar se futja e bullgarëve në kushtetutë, do të jetë kushti i fundit në rrugën drejt integrimit të plotë.

Marketing

“Përcaktimi jonë kur e formuam qeverinë e para ishte orientimi jonë evropian. Unë jam mes optimistëve të rrallë që mendoj se Maqedonia e Veriut shumë shpejt do t’i fillojë negociatat me BE-në. Nuk është mirë që u ndamë, por është mirë që Shqipëria filloi negociatat. E dëgjuat kryeministrin Rama, se me të vërtetë edhe Maqedonia ka merituar t’i fillon negociatat. Por, kërkohet momentumi dhe garanca për shtetin, mendojë se me Shqipërinë se paralelisht do të ecin negociatat. Mendoj se shumë shpejt do të gjendet zgjidhje dhe është e pakontestueshme që duhet të zbatohen ndryshimet kushtetuese, por na duhen garanca nga shtete me influencë që kjo do të jetë kushti i fundit në këtë rrugë. Ideja për ndryshime kushtetuese të vonuara nuk është ide e keqe. Por a do të pajtohet Bullgaria është pikëpyetje, sepse atje kemi edhe një qeveri jostabile. Ata kanë zgjedhje më 27 tetor dhe uroj që të kenë një qeveri stabile që të gjejmë zgjidhje”, ka theksuar Taravari.

Ky optimizim i Taravarit si një nga faktorët e rëndësishëm të kësaj përbërje qeveritare lë për të shpresuar dhe besuar që edhe ky proces jetik për vendin do të shqyrtohet e të mbyllet sa më parë. Prandaj, qytetarët janë të vetëdijshëm që përfaqësuesit shqiptarë në këtë përbërje qeveritare nuk përfaqësojnë vetëm interesat e popullit shqiptarë, por janë faktorë të rëndësishëm në politika që ndikojnë në progresin e përgjithshëm të vendit.

Marketing