Ndonëse në kohë dhe rrethana të ndryshme, ndonjëherë deklaratat super optimiste të disa politikanëve korrespondojnë me njëra tjetrën, por nga e thëna në të bërë është tjetër çështje sepse realiteti zgjedhorë shpesh tregon të kundërtën shkruan Tetovasot.
Kjo ndodhë tek njëri ndër protagonistët kryesorë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari i cili në garën me kundërshtarë të fortë thotë se në Komuna të caktuara fiton që në rrethin e parë.
Optimizmi i tij shkon aq larg sa ngjan me ato që thoshte dikur për Prishtinën Isa Mustafa kur pretendonte fitoren me aq lehtësi, pra me duar në xhepa.
“Jam shumë i sigurt që edhe nëse i shtim duart në xhepa deri në fund të vitit të ardhshëm dhe nuk punojmë asgjë, prapë do ta fitonim Prishtinën, sepse çdo gjë që e kemi punuar deri më tash e kemi bërë për interesin e qytetarëve”, kështu pati thënë kryetari i LDK-së dhe i Prishtinës, Isa Mustafa para 9 vitesh.
Të njëjtën gjë kreu aktual dhe kandidat për një tjetër mandat, Taravari thotë se Gostivarin do ta fitojë që në raundin e parë duke u mbështetur sipas tij te disa sondazhe.
Optimizmi i Taravarit që aludon në fitore të lehta është përballë makinerisë votuese të BDI së që dy decenie udhëheq me krejt pushtetet. TetovaSot